Kohë të vështira për Johnson, tenton të mbijetojë pas valës së dorëheqjeve
Boris Johnson po përpiqet të qëndrojë në pushtet pavarësisht valës së dorëheqjeve nga radhët e qeverisë së tij.
Ministri i ri Nadhim Zahawi ka bërë thirrje për unitet pasi paraardhësi i tij, ministri i Shëndetësisë dhe sekretarë të tjerë dhanë dorëheqjen.
Por kryeministri është tronditur nga 6 dorëheqje të tjera që e çojnë numrin e të larguarve në ditët e fundit në 16.
“Është pikërisht në kohë të vështira, kur vendi përballet me presion ekonomik, me probleme buxhetore dhe me luftën më të madhe në Evropë në 80 vitet e fundit që qeveria duhet të vazhdojë punën dhe të mos e braktisë atë. Ndaj ne duhet të vazhdojmë me punën tonë dhe të fokusohemi tek gjërat që kanë rëndësi për qytetarët e vendit tonë”, u shpreh Johnson.
Ndërsa lideri i laburistëve, Keir Starmer e cilësoi hemorragjinë e dorëheqjeve si “arratinë e minjve nga anija që po mbytet”.
“Ishte e njëjta situatë kur u abuzua me paratë e taksapaguesve dhe ishte e njëjta situatë kur ai dhe miqtë e tij festonin gjatë bllokadës. Kushdo që po jep dorëheqjen tani, pasi i mbrojti këto ngjarje, nuk i ka mbetur pikë integriteti. A nuk është ky rasti i minjve që ia mbathin nga anija që mbytet?”, tha Keir Starmer, lider i Partisë Laburiste.
Në Parlamentin britanik janë shtuar thirrjet që rregullat e komisionit të konservatorëve të vitit 1922 të ndryshojnë, në mënyrë që ndaj Johnson të mbahet një tjetër votëbesim.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni