“Koka e gjarprit”- media britanike: Si mafia shqiptare mori kontrollin e Evropës

14 Mars 2023 | 11:48

Media britanike “The Spectator” ka publikuar një artikull në lidhje me krizën e emigrantëve në Evropë, ku një pjesë të gjerë të shkrimit e zë fuqizimi i mafias shqiptare.

Në artikull theksohen dhe deklaratat e fundit të kryeministrit britanik Rishi Sunak, i cili ka propozuar se për të luftuar emigracionin  e paligjshëm duhet që të goditen fillimisht bandat kriminale.

“The Spectator”, e cilëson mafian shqiptare si më të fuqishmen në kontinent, ku sipas tyre pikat më të sukseshme të gangsterëve shqiptarë janë disiplina, besueshmëria dhe profesionalizimi.

Pjesë nga artikulli:

Vihet re se javët e fundit ka pasur një ndryshim në retorikën e Sunak. Qoftë duke vizituar një qendër kontrolli në Dover apo duke folur në samitin anglo-francez në Paris, Sunak ka përsëritur se çelësi për të goditur krizën e emigrantëve është ‘thyerja e ciklit të bandave kriminale’.

Koka e gjarprit të trafikut të Europës është Shqipëria, rrjeti i fuqishëm mafioz i së cilës është përhapur në perëndim prej dy dekadash. Vitin e kaluar qeveria gjermane raportoi se kishte 40 banda shqiptare në vend, të cilat po pasuroheshin dhe po bëheshin gjithmonë e më të dhunshme, ndërsa zgjeronin rrjetin e trafikut të drogës dheqënieve njerëzore. Kjo prani përsëritet në Belgjikë, Spanjë, Greqi, Francë, Luksemburg dhe tani në Britani.

Pikat e forta të mafies shqiptare janë, sipas policisë belge, ‘disiplina, besueshmëria dhe profesionalizmi i gangsterëve, dhe aftësia e tyre për t’u lidhur veçanërisht shpejt me organizatat e tjera kriminale’. Një lidhje e tillë është me kartelet e drogës latino-amerikane, të cilët furnizojnë shqiptarët me kokainën që futet kontrabandë në Evropë.

Prokurori Ëilliam Barr foli për mënyrën sesi kartelet meksikane ‘përdorin taktikat e ryshfetit dhe terrorit për të afirmuar veten’. Ky ka qenë edhe modus operandi i mafies shqiptare. Në vitin 2016, Europol, agjencia e BE-së për bashkëpunimin e zbatimit të ligjit, raportoi se 90 për qind e emigrantëve që arrinin në BE përdornin një rrjet kontrabande, duke gjeneruar nga 5 deri në 6 miliardë dollarë për bandat kriminale. Duke punuar me mafian italiane, shqiptarët, sipas agjencive franceze, kanë ‘korruptuar mijëra nëpunës civilë, të cilët për këtë arsye mbyllin sytë ndaj dokumenteve të falsifikuara.

Mafia shqiptare ka krijuar rrjete trafikimi në të gjithë Afrikën e Veriut, nga Maroku në Libi, si dhe në Ballkan, duke kontrolluar rrugët e migrimit dhe kampet e tranzitit. Vitet e fundit, ata janë shtyrë në veri të Francës, prandaj numri i anijeve të vogla në të gjithë Kanalin u rrit që nga viti 2018. Megjithëse shqiptarët organizojnë rrjetet, zakonisht janë bandat kurde, siriane dhe marokene që janë të pranishme në plazhe.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026