Kolegji shfuqizon vendimin e KAS, PD do të shkojë në zgjedhje me 153 kandidatë për deputetë
Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) dhe vendos që koalicioni PD-AN të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit me 153 kandidatë për deputetë.
Në këtë mënyrë, Kolegji pranon ankimin e PS duke lënë në fuqi vendimin e parë dhënë nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve.
Më herët Partia Demokratike kishte bërë kërkesë ankimore në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili i kishte hequr disa emra nga lista e kandidatëve për deputetë.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mbështeti kërkesën e PD-së, e cila kundërshtonte vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, që reduktoi listën e kandidatëve për deputetë nga 222 të propozuar, në 153.
Por ky vendim u ankimua më tej nga Partia Socialiste dhe u pranua sot nga Kolegji zgjedhor që e redukton sërish listën e PD në 153 kandidatë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta