Kolegji vulos “25 prillin”, rrëzohen pretendimet për përsëritje të zgjedhjeve në të gjitha qarqet

15 Qershor 2021 | 16:38

Kolegji Zgjedhor ka vendosur rrëzimin e padive të Partisë Demokratike për qarqet e Fierit dhe Elbasanit, që kërkon përsëritjen e zgjedhjeve. Me këto dy vendimet të sotme, merr fund gjithë procesi ankimor për zgjedhjet e 25 prillit në Kolegj dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë hallka e radhës që do të ndjekë opozita për kontestimet për zgjedhjet e 25 prillit.

Masakër elektorale, blerje masive votash, intimidim i administratës, këto ishin vetëm disa nga termat qe PD dhe LSI i kanë përdorur për zgjedhjet e 25 prillit. Mbi bazën e këtyre pretendimeve, këto partitë opozitare nisën betejën ligjore për të kundërshtuar verdiktin e shpallur nga KQZ dhe për të përsëritur zgjedhjet.

Vendimet me të fundit ishin për qarqet e Fierit dhe Elbasanit, ku sërish Kolegji Zgjedhor la në fuqi atë çka më herët kishte vendosur Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.

Ndërkohë edhe pretendimet e Partisë Demokratike dhe LSI vijojnë të njëjtat, duke theksuar se as KAS dhe as Kolegji nuk kanë bërë drejtësi për zgjedhjet me vendimet që kanë marrë.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu tha se nga momenti i depozitimit te ankimimeve në KAS deri te vendimi i Kolegjit Zgjedhor, u morën 6 jave kohë. Por përballja ligjore mes PD-së dhe PD-së, sipas z. Logu, do të vijojë edhe në shkallët e tjera gjyqësore.

“PD bashkë me LSI kanë paralajmëruar dorëzimin e padive për parregullsitë në këto zgjedhje edhe në Gjykatën Kushtetuese, apo edhe Strasburg”, u shpreh Marash Logu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026