Fleta e votimi do të jetë me numra, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

4 Prill 2021 | 19:25

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit të jetë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve për deputetë. Trupa e Kolegjit Zgjedhor që mori vendim përbëhej nga relatorja Manjola Xhaxho dhe anëtarët Gentian Medja, Alma Kolgjoka, Esmeralda Çeka dhe Asim Vokshi.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso kërkoi që Kolegji Zgjedhor t’i përmbahet dispozitave të Kodit Zgjedhor për përcaktimin e modelit që do të përdoret në procesin zgjedhor që do të mbahet në fund të këtij muaji.

Ai tha se “konfigurimi duhet të jetë i qartë për zgjedhësit” dhe kjo nuk përmbushet me modelin e miratuar dje nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ.

Ivi Kaso iu referua dhe një sondazhi të bërë nga KQZ ku 79% u shprehën në favor të një flete votimi ku të ishin të përfshirë emrat e kandidatëve ndërsa 21% morën të gjitha opsionet e tjera.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KAS. Dje, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ rrëzoi fletën e votimit me emra e miratuar nga Komisoneri Celibashi, duke pranuar kërkesën e PS që kërkon një fletë votimi në të cilën kandidatët të identifikohen me numra.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, në mbledhjen e kësaj të shtunë hodhi poshtë variantin e miratuar nga komisoneri Celibashi, duke pranuar kërkesën e PS që kërkon një fletë votimi në të cilën kandidatët të identifikohen me numra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026