Koleksionuesit e maskave, ndërgjegjësim për pastërti duke mbledhur maska në rrugë nga Marseja në Paris
Kur maskat janë kthyer në aksesorin kryesor të të gjithëve, dy qytetarë kanë zgjedhur t’i koleksionojnë ato.
Një prej tyre quhet “kërmilli anglez” dhe tjetri “derri i Marsejës”. Së bashku, Edmund Platt dhe Frédéric Munsch janë duke ecur nga Marseja në Paris dhe duke mbledhur mijëra maska të hedhura gjatë rrugës, si dhe shishe plastike dhe mbeturina të ushqimit të shpejtë. Ata e quajnë misionin e tyre “Déchet par jour” (një copë mbeturine në ditë) dhe qëllimi është që të mbrojnë mjedisin duke demaskuar ata që janë të shkujdesur.
Deri më tani dy miqtë kanë mbledhur mbi 4500 maska.
“Është e padurueshme, maskat në tokë, bishtat e cigareve në tokë, McDonald’s në tokë, kanaçe, shishe. Ne jemi para një shkolle,” – tha Edmund Platt teksa qëndronte para ambienteve të një shkolle ku gjendeshin të gjitha mbeturinat që ai përmendi.
Ata thonë se e kuptojnë kur i afrohen një qyteti, kur shohin grumbuj maskash të cilat janë bërë simbol i ditëve tona.
Platt dhe Munsch shprehen se sa herë që mblidhni një copë mbeturine, është sikur të përqafoheni dhe merrni pakëz lumturi në planet.
Pasi të kenë ecur 880 km duke mbledhur maska në rrugë dyshja nga Marseja këtë të shtunë pritet të mbërrijë në Paris.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër