Kolonët izraelitë djegin shtëpi e vetura në fshatin palestinez në Bregun Perëndimor
Dhjetëra kolonë izraelitë e kanë sulmuar një fshat palestinez në Bregun e uzurpuar Perëndimor, duke djegur shtëpi dhe vetura.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një banor i fshatit në të 20-at u vra dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë sulmit.
Kolonët – disa prej të cilëve të maskuar – e sulmuan fshatin Jit me koktej molotovi dhe me gurë të enjten në mbrëmje, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
IDF-ja tha gjithashtu se është duke i hetuar raportimet për vrasjen dhe plagosjen.
Liderët politikë të Izraelit e kanë dënuar sulmin, duke u zotuar se do t’i ndëshkojnë përgjegjësit. Pamje të publikuar në rrjetet sociale shfaqën vetura dhe shtëpi duke u djegur pas sulmit.
Shtëpia e Bardhë tha të enjten vonë se sulmet e kolonëve kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor janë “të papranueshme dhe duhet të ndalen patjetër”.
“Autoritetet izraelite duhet patjetër të ndërmarrin masa për t’i mbrojtur të gjitha komunitetet kundër dëmeve, përfshirë edhe ndaljen e një dhune të tillë, si dhe t’i bëjnë përgjegjësit të japin llogari”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Ushtria izraelite tha se njësitë policore dhe ushtarake ndërhynë dhe e arrestuan një shtetas izraelit. Ajo e dënoi sulmin, për të cilin tha se i shpërqendroi forcat e sigurisë nga detyrat e tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri