Kolumbi/Autobusi që transportonte nxënësit e shkollës bie në përrua, 17 të vdekur

15 Dhjetor 2025 | 07:44

Një aksident me autobus në Kolumbinë veriperëndimore ka vrarë të paktën 17 persona, përfshirë 16 nxënës të shkollës së mesme, ndërsa fëmijët po ktheheshin nga një udhëtim për të festuar diplomimin e tyre.

Nxënësit, nga komuna Bello, një periferi e megaqytetit Medellin, po ktheheshin nga një pushim në plazh në bregdetin e Karaibeve.

Në mëngjes, autobusi që i transportonte ata ra në një përrua nga një lartësi prej dyzet metrash, për një arsye ende të paspecifikuar, tha për shtypin Andres Julian Redon, prefekti në Antioquia.

“Isha duke fjetur dhe papritmas dëgjova britma, që nga ai moment nuk mbaj mend asgjë”, tha një nga të mbijetuarit në një video të postuar nga prefekti në Instagram.

Shoferi i automjetit dhe 16 studentë, të moshës midis 16 dhe 18 vjeç, u vranë, tha një zyrtar në komunën e Beyo-s. Njëzet e dy persona të plagosur, tre prej të cilëve rëndë, u dërguan në spital, sipas Redon.

Imazhet e transmetuara nga mediat kolumbiane treguan autobusin e dëmtuar në kanion dhe punonjësit e shpëtimit që transportonin viktimat në barelë.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro u shprehu ngushëllimet e tij të afërmve të viktimave.

“Nuk më pëlqen aspak kur vdesin të rinj. Aq më pak kur shkojnë për të studiuar ose për të festuar”, tha kreu i shtetit në X, duke iu referuar “lajmeve të këqija për vendin tonë”.

Ndërkohë, në vitin 2024, Kolumbia regjistroi një mesatare prej rreth 22 vdekjesh në ditë në rrugë, sipas autoriteteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026