Kombet e Bashkuara i përgjigjen letrës për Linda Ramën: Procesi, transparent

6 Nëntor 2024 | 12:54

Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tyre partnere në Shqipëri, përfshirë UNICEF, UNDP, OBSH, UNHCR dhe FAO, kanë reaguar zyrtarisht ndaj akuzave të ngritura nga Partia Demokratike (PD) për përfshirjen e Linda Ramës si konsulente në projekte të ndryshme monitoruese në Shqipëri. Përmes një deklarate të datës 6 nëntor 2024, UN Albania ka sqaruar se procesi i rekrutimit të konsulentëve është i bazuar në praktika të qarta dhe transparente që garantojnë paanshmëri dhe integritet në çdo hap.

Organizatat e OKB-së në Shqipëri kanë theksuar se të gjithë konsulentët e tyre përzgjidhen përmes një procesi konkurrues dhe të hapur, bazuar në ekspertizën teknike dhe në kritere objektive të përcaktuara qartë, për të siguruar që projektet të realizohen me pavarësi dhe standardet më të larta të profesionalizmit. Deklarata nënvizon se rekrutimi i konsulentëve kryhet me shpallje të gjerë të pozicioneve dhe synon tërheqjen e kandidatëve të kualifikuar nga një grup i larmishëm.

Ky reagim erdhi pas një letre nga PD-ja drejtuar organizatave donatore që monitorojnë Shqipërinë, ku ngrihej shqetësimi për një konflikt të mundshëm interesi të zonjës Rama, për shkak të faktit se ajo është bashkëshortja e Kryeministrit.

DEKLARATA E PLOTË:

UN Albania është e angazhuar për një proces rekrutimi transparent dhe të paanshëm, i organizuar sipas praktikave më të mira të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.

Procesi ynë i rekrutimit të konsulentëve ndjek praktika të drejta, transparente dhe pa diskriminim në çdo hap. Kjo përfshin praktika të hapura dhe konkurruese të punësimit, me shpallje të gjerë të pozicioneve të lira, për të tërhequr një grup sa më të larmishëm dhe të kualifikuar aplikantësh.

Të gjithë konsulentët e OKB-së përzgjidhen në bazë të kushteve të mirë-përcaktuara të punës, dhe aplikantët vlerësohen sipas kritereve objektive, ekspertizës teknike përkatëse dhe përputhshmërisë strikte me udhëzimet organizative, për të siguruar që projektet të realizohen me integritet dhe pavarësi.

Siç duket nga deklarata, Kombet e Bashkuara janë plotësisht të qarta jo vetëm për integritetin e zonjës Linda Rama, por edhe për zbatimin e kritereve që ata kanë duke i dhënë përgjigje shteruese PD-së.

LEXONI GJHITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026