Komedia tragjike “Plagët” shfaqet premierë në teatrin e Gjirokastrës

17 Maj 2026 | 14:06

Në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër përgjatë fundjavës është shfaqur premiera e komedisë tragjike “Plagët”. Pjesa e cila ka për autor Hysni Kokën dhe regjisor Milto Kutalin rrëfen se nëse duam të shëndoshim shoqërinë në fillim duhet të rregullojmë familjen.

“Plagët” ngjiti në skenën e teatrit të Gjirokastrës aktorët e mirënjohur Genc Fuga, Klement Konomi dhe Liljana Ristani interpretimi i të cilëve përcolli emocione të veçanta për spektatorët.

“Jeta i ka të gjitha këto fenomene kështu që ne po i jetojmë të gjithë bashkë, qoftë md të mirat qoftë me të këqijat e saj, unë vërtet jam i emocionuar dhe tani që po flas se i kemi hequr në kurriz dhe po i heqim në kurriz të gjitha këto plagë që kjo komedi tragjike, tragjedi shpirti pasqyron dhe duhet shoqëria vetë familja, vetë shteti, duhet ta gjejë melhemin e kësaj plage”, u shpreh aktori Konomi.

“Vlerësoj gjithë stafin artistik dhe prapavijën e këtij teatri dhe mbi të gjitha spektatorin e mrekullueshëm të këtij qyteti, nëse këtu më tërhiqte fëminia ime dhe nuk mund ta fsheh nostalgjinë padyshim që tani më tërheq shumë të bëj diçka për këtë qytet dhe të jap një kontribut sado modest për jetën artistike dhe kulturore që nuk i ka munguar kurrë këtij qyteti”, tha regjisori Kutali.

Mbresa të veçanta krijoi pjesëmarrja në këtë shfaqje për aktorët e rinj, të cilët interpretojnë për herë të parë në skenën e teatrit.

Sezoni artistik i pranverës po sjell në skenën e teatrit të Gjirokastrës shfaqje nga trupa teatrore shqiptare dhe të huaja që ndiqen me interes nga artdashësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026