Komediani në SHBA: Marrë ide nga Shqipëria, blerjen e votave dua ta vë në skenë

11 Shkurt 2023 | 18:42

Edmond Çami, një komedian me origjinë shqiptare në SHBA, tha për emisionin “Real People” në Euronews Albania, se shpesh për të shkruar skenarët e tij frymëzohet nga Shqipëria dhe gjërat që ndodhin në vendin tonë.

Ai tha se do kishte shumë dëshirë të bënte një stand-up comedy për politikanët shqipatrë, por problemi është se në SHBA nuk i njeh njeri.

Edmondi tha se mendon që të shkruajë një komedi në lidhje me blerjen e votive në Shqipëri, pasi mund ta tërhiqte publikun amerikan një temë e tillë dhe e panjohur.

“Do kisha dëshirë që në SHBA të bëja batuta për politikanët shqiptarë, por aty nuk i njohin. Atje nuk i njeh njeri. Një dëshirë që kam unë është që kam dëgjuar se në Shqipëri blihen votat dhe doja të bëja një komedi me këtë temë. Se në SHBA nuk besoj se ndodh kjo gjë. Kjo është një ide për komedi, tema e blerjes së votave në Shqipëri”, tha Edmondi.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026