Komentet raciste ndaj Vinicius Junior, UEFA nis hetimet

18 Shkurt 2026 | 18:26

Benfica pretendon se ka një “fushatë shpifjeje” kundër Gianluca Prestianni pasi UEFA nisi një hetim mbi pretendimet se ai ka abuzuar në mënyrë raciste me anësorin e Real Madridit, Vinicius Jr.

Ndeshja e së martës në Ligën e Kampionëve kundër Benficas u ndërpre për 10 minuta pasi Vinicius i raportoi gjyqtarit Francois Letexier abuzim racist dhe ai dhe shokët e tij të ekipit u larguan nga fusha, shkruan BBC.

Lojtari brazilian i kombëtares Vinicius, i cili ka qenë viktimë e incidenteve të shumta të abuzimit racist gjatë karrierës së tij si lojtar, më vonë tha në një postim në Instagram: “Racistët janë, mbi të gjitha, frikacakë”.

Prestianni, i cili mund të përballet me një pezullim minimal prej 10 ndeshjesh nga garat evropiane nëse shpallet fajtor, mohoi të ketë drejtuar abuzime raciste ndaj Vinicius.

Të mërkurën, Benfica mbrojti Prestiannin nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare X, së bashku me një video të incidentit të supozuar, duke thënë: “Duke pasur parasysh distancën, lojtarët e Real Madridit nuk mund ta kenë dëgjuar atë që pretendojnë se kanë dëgjuar”.

Klubi shtoi se ata “mbështesin plotësisht” dhe besojnë versionin e ngjarjeve të paraqitur nga Prestianni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës

Mesfushori uruguaian Manuel Ugarte ka pësuar dëmtim të ligamenteve të gjurit, tha të dielën klubi i tij Manchester United. Ugarte u lëndua në pjesën e...
20:03 | 28/06/2026

Shifrat e pabesueshme të Messit

Lionel Messi nuk kishte shumë kohë në përpjekje për t’u bërë lojtari i parë që shënon gola në shtatë ndeshje radhazi në Kupë të Botës....
13:32 | 28/06/2026

9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026

Nëntë nga 10 përfaqësueset e Afrikës u kualifikuan në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026, me Tunizinë e vetme nga kontinenti që u...
13:05 | 28/06/2026