Komisionet parlamentare do zhvillohen me prezencë fizike
Deputetët do të diskutojnë ballë për ballë në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, i cili është organi që diskuton dhe vendos për programin e punës, kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe komisioneve.
Deputetët për të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve, duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë kryer një test PCR.
Ndërkohë edhe gazetarët mund të marrin pjesë në sallën ku zhvillohen komisionet duke paraqitur certifikatën e vaksinimit ose testin PCR.
Mbledhjet e komisioneve parlamentare me prezencë fizike ishin tema e debatit mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës javën e kaluar.
Fillimisht, me kërkesë të mazhorancës u vendos që mbledhjet të zhvilloheshin online, por kjo u kundërshtua nga deputetët e opozitës.
Këta të fundit e quajtën vendimin anti-kushtetues dhe një tendencë për t’i mbyllur gojën opozitës.
Pas debateve, ishte PS ajo që u tërhoq, duke i propozuar Konferencës së Kryetarëve zhvillimin e mbledhjeve online.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Deputetët të vaksinuar’, Balla: Do propozojmë që mbledhjet në komisione të mos zhvillohen online, reagon PD
- Opozita këmbëngul tek pjesëmarrja fizike në komisione, akuza mazhorancës për shkelje të rregullores
- Debate tek Komisioni i Ligjeve, deputetëve demokratë nuk u jepet fjala pasi u paraqitën fizikisht
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta