Komisioni Anti-Korrupsion, Rama: Miqtë e huaj u infektuan me shijen e thashethemeve

3 Prill 2025 | 11:38

Kryeministri Edi Rama mori pjeë këtë të enjte në takimin “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, ku mes të tjerash komentoi dhe ngritjen e Komisionit “Anti-Korrupsion”.

Në deklaratën e tij shefi i qeverisë tha se partnerët ndërkombëtarë janë “infektuar” nga thashethemet dhe teori konspiracioni që kanë shoqëruar këtë proces.

“Komisioni u shoqërua me konfuzion dhe teori konspiracioni, të cilat preken edhe miqtë përfaqësues të komunitetit demokratik këtu në Tiranë. Është interesante se si Shqipëria, që është një vend i vogël, ka kapacitetin të ‘infektojë’ miqtë që vijnë nga vende shumë më të ftohta me shijen e thashethemeve,” tha Rama.

Rama theksoi se Komisioni i drejtuar nga Fatmir Xhafaj ka ndihmuar në konsolidimin e procesit të luftës kundër korrupsionit dhe përmirësimit të mirëqeverisjes, duke përmendur se që nga nisja e punës së tij më 27 maj, janë hapur dy kapituj të negociatave për anëtarësim.

“Qysh prej nisjes së punës së Komisionit, e cila u shoqërua më konfuzion e teori konspiracioni, të cilat preken edhe miqtë përfaqësues të komunitetit demokratik këtu në Tiranë, është interesant se si Tirana, Shqipëria ka kapacitetin t’i infektojë miqtë që vijnë nga vende shumë më të ftohta me sharmin dhe shijen e thashethemeve. Kjo bëri që Komisioni të hyjë në një fazë ku nga njëra anë në besonim shumë në dobinë e tij, ekzaktësisht në funksion të një fjale që është konsolidim i gjithë këtij procesi te progresi të bërë në funksion të antikorrupsionit përmes mbi të gjitha mirëqeverisjes në tërësi. Qysh prej 27 Majit kur Komisioni nisi punën jemi në një nivel tjetër, kemi hapur 2 grupkapituj të negociatave”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026