Komisioni Europian: Borxhi publik është rritur
Komisioni Europian thotë se borxhi publik në Shqipëri arriti në 82.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në qershor. Ky është nivel rekord për vendin, por edhe për rajonin në këtë periudhë.
Borxhi publik ka arritur 82.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në periudhën prill-qershor.
Shifra për paratë e marra nga qeveria për të kryer shpenzime, të cilat nuk mund t’i mbulojë nga buxheti, del në raportin e fundit të Komisionit Europian.
Rritja e stokut të borxhit u shpejtua pas vitit të pandemisë Covid-19, megjithatë angazhimin e qeverisë për ta frenuar dhe ulur atë.
Nga ana e vet, Ministria e Financave, e raporton nivelin në 69.5% të PBB-së në tremujorin e parë 2022.
Në rajon, nivelin më të ulët të borxhit publik e ka Kosova, me 20.3% të PBB-së ndërsa më të lartin Mali i ZI dhe Shqipëria.
Në vitin 2020, shtetet e rritën borxhin publik, me paketat ndihmëse që ofruan për njerëzit dhe bizneset.
Rekordin e arriti Mali i Zi, i cili e çoi borxhin në mbi 100% të PBB-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona