Komisioni Evropian aprovon 4 mld euro për të mbështetur teknologjinë e gjelbër
Komisioni Evropian ka aprovuar masa për një ndihmë shtetërore prej 4 miliardë euro për të mbështetur sektorin e teknologjisë së gjelbër.
Projekti më i madh vjen nga prodhuesi suedez i baterive, “Northvolt”, që siguroi 902 milionë euro ndihmë nga shteti gjerman, për të ngritur një impiant prodhimi automjetesh elektrike në Gjermani.
Sipas zëvendës presidentes ekzekutive, Margreth Feshtager, impianti do të përshpejtojë tranzicionin energjetik të BE-së dhe reduktojë vartësinë nga karburantet.
Sipas Feshtager, nëse nuk do të lëvrohej ndihma, “Northvolt” do ta ndërtonte impiantin në Shtetet e Bashkuara.
“Ose nuk do të bënim asgjë, dhe e dimë nga dokumente zyrtare se “Northvolt” do të kishte investuar në Shtetet e Bashkuara, ose mund të bëjmë që një shtet anëtar të marrë ndihmën në mënyrë që investimi të bëhet këtu”,-tha Margrethe Vestager, zv.presidente ekzekutive e Komisionit Evropian.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck vlerësoi aprovimin e ndihmës në kuadër të strategjisë për fuqizimin e industrisë evropiane.
“Ne do të ishim tërësisht të varur nga Kina ose Shtetet e Bashkuara për prodhimin e baterive, apo të qarqeve gjysmëpërçuese. Kjo vartësi do të ishte kërcënim për të ardhmen. Ndaj, këto janë investime për sigurinë ekonomike”, tha Robert Habeck, ministër i Ekonomisë, Gjermani.
Impianti do të ketë një kapacitet vjetor prej 60 giga vat për orë, që përkthehet në 800 mijë deri në 1 milion automjete elektrike në vit, në vartësi të përmasës dhe baterisë. Prodhimi do të nisë në 2026-n dhe do të arrijë kapacitetet e plota në 2029-n.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta