Komisioni i Jashtëm i PE diskuton për ecurinë e Shqipërisë, Bunguri: Është kusht ‘Kushtetuesja’ dhe ligji për mediat
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian diskutoi projekt-raportin për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Eurodeputetët mbështetën çeljen e negociatave, ndërsa shprehën shqetësim për klimën e polarizuar politike në vend.
Gazetari i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri raportoi se ky projekt raport bazohet kryesisht në gjetjet e raportit të fundit të progresit të Komisionit Europian.
“Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u zhvilluan diskutime të grupimeve të ndryshme politike të këtij parlamenti dhe të euro-deputetëve që bëjnë pjesë në këtë komision për projekt-raportin për Shqipërisë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë. Ajo që na intereson ne për pjesën e Shqipërisë, siç e kemi thënë më herët në Euronews Albania, e tha edhe sot Isabel Santos, e konfirmoi edhe përfaqësuesja e Komisionit Europian që ky projekt-raport bazohet kryesisht në gjetjet e raportit të fundit të progresit të Komisionit Europian. Priten shumë amendamente, siç tha zonja Santos që duhet të vijnë deri më 16 dhjetor”, raportoi Bunguri.
Gazetari theksoi më tej se euro-deputetët kanë vlerësime të mira për pjesën e ecurisë së Shqipërisë, por mbetet për t’u plotësuar kushti i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit për mediat.
“Ato gjëra kryesore që u thanë për pjesën e Shqipërisë është pjesa e klimës së polarizuar politike, e cila u tha edhe në raporton e Komisionit Europian.
Kanë vlerësime të mira për pjesën e ecurisë së Shqipërisë, mbetet për t’u plotësuar kushti i Gjykatës Kushtetuese dhe i ligjit për mediat për pjesën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha Bunguri.
Ndërkohë në samitin e fundit të BE-së që zhvillohet sot dhe nesër në Bruksel kancelarja Angela Merkel pritet të këmbëngulë për miratimin e kuadrit negociues dhe përfundimeve për zgjerimin.
“Nuk është në kalendarin zyrtar të bisedimeve të këtij samiti pjesa e Ballkanit, qoftë për pjesën e përfundimit për vendet e zgjerimit, ashtu edhe për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha gazetari.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta