‘Rithemelimi’ i përgjigjet Yuri Kim: Tërhiqu, po ndërhyn në zgjedhje

21 Shkurt 2022 | 16:22

Komisioni i Rithemelimit e cilësoi ndërhyrje në fushatë deklaratën e ambasadores Yuri Kim për kandidatët e tyre dhe i kërkoi ambasadores të tërheqë deklaratën.

“Komisioni i konsideron ato si ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europës”, thuhet në reagimin e Komisionit të Rithemelimit.

13 ditë përpara se qytetarët e 6 bashkive t’ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim iu ka dërguar një mesazh kandidatëve që mbështeten nga persona të shpallur non grata.

“Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre?” shkroi ambasadorja në rrjetet sociale.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri. Ata janë Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Adriatik Llalla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026