Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë, merren vendime të rëndësishme
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Tiranë dhe mori disa vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit europian.
Nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s votuan stadiumin “Metropolitano” të Madridit si vendin pritës të finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2027. Stadiumi kombëtar i Varshavës do të presë finalen e Ligës së Kampioneve për vajza në vitin 2027, ndërsa finalja e Superkupës së UEFA/s do të luhet në Salzburg.
Finalja e Ligës së Kampionëve në futsall për vitin 2026 do të luhet në Pesaro të Italisë, finalja e EURO U-19 në futsall do të luhet në Astana ndërsa finalja e Europianit të futsallit për vajza për vitin 2027 do të luhet në Osijek.
KE-ja e UEFA-s mori gjithashtu disa vendime të tjera dhe diskutoi çështjet si më poshtë:
Dëmtimet afatgjata të lojtarëve në fushë në kompeticionet e klubeve të UEFA-s për djem
Komiteti Ekzekutiv miratoi një ndryshim në rregulloret e kompeticioneve të klubeve të UEFA-s për djem 2025/26, për të lejuar zëvendësimin e përkohshëm të maksimumi një lojtari në fushë që pëson dëmtim ose sëmundje afatgjatë, gjatë fazës së ligës, deri në javën e gjashtë të ndeshjeve ( e përfshirë).
Arsyeja e këtij ndryshimi është të garantohet që listat e skuadrave të mos reduktohen në mënyrë të padrejtë dhe që lojtarët të mbrohen nga ngarkesa shtesë.
Bonuse për Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza 2025
Komiteti miratoi një shumë totale prej 1,000,000 € për shpërndarje, bazuar në renditjen e ekipeve në Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza, si më poshtë:
Vendi i katërt: 150.000 euro (15% rritje)
Vendi i tretë: 200,000 (20% rritje)
Vendi i dytë: 250,000 euro (25% rritje)
Vendi i parë: 400.000 euro (40% rritje)
Kërkesë për autorizimin e zhvillimit të ndeshjeve të kampionatit kombëtar jashtë territorit të UEFA-s
Komiteti Ekzekutiv diskutoi kërkesat nga RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) dhe FIGC (Federata Italiane e Futbollit) për të miratuar zhvillimin e një ndeshjeje të kampionatit kombëtar secila jashtë vendit të tyre, në veçanti jashtë territorit të UEFA-s.
Komiteti e njohu këtë si një çështje të rëndësishme dhe në rritje, por shprehu dëshirën për të siguruar mendimin e të gjithë aktorëve përpara se të merret një vendim përfundimtar.
Ka shumë çështje për t’u zgjidhur dhe, si organ drejtues i futbollit europian, UEFA ka përgjegjësinë të marrë parasysh të gjithë faktorët e tillë. Si rezultat, nuk u mor asnjë vendim sot, por UEFA do të ndërmarrë një raund konsultimesh me të gjithë aktorët e përfshirë në futbollin europian, përfshirë edhe tifozët.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës