Komiteti i Senatit amerikan: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe larg dhunës
Komiteti i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Marrëdhëniet e Jashtme sapo ka publikuar një deklaratë për zgjedhjet e 25 Prillit. Në deklaratë thuhet se autoritetet duhet të bëjnë ç ‘është e mundur për t’u siguruar që qytetarët kanë të mundur të ushtrojnë të drejtën themelorë për të votuar pa qenë pre e kërcënimeve apo dhunës.
“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare më 25 prill, ne i inkurajomë qytetarët shqiptarë të votojnë. Ne i themi autoriteteve të sigurohen që votuesit të kenë mundësinë e plotë për ta ushtruar këtë të drejtë themelore, të lirë nga kërcënimet dhe dhuna. Ne gjithashtu presim nga secili prej kandidatëve që të sillen sipas të gjitha normave demokratike edhe ndërkohë që janë pjesë e fushatave të vazhdueshme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë, janë më të angazhuar se kurrë për të mbështetur të ardhmen demokratike dhe të begatë të qytetarëve shqiptarë,” shkruan deklarata e zyrtarit, Bob Menendez, drejtues i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta