Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Prroni: Ka probleme me transparencën dhe depolitizimin e KQZ-së
Daniel Prroni, koordinator në Komitetin Shqiptar të Helsinkit në një intervistë për Euronews Albania foli rreth kodit zgjedhor të cilin e konsideron antikushtetues.
Ai shprehu shqetësimin për formulimin e nenit 67 që trajton të drejtat e kandidimit.
“Pavarësisht se konsensusi është i nevojshëm dhe i shëndetshëm për të arritur në një dakordësi midis palëve kurdoherë kjo marrëdhënie midis tyre duhet të zhvillohet brena një kuadri ligjor dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare”,- u shpreh Prroni.
Ai sqaroi se mungesa e një teksti zyrtar të këtyre ndryshimeve të bëra nuk ju bën të mundur mbikëqyrjen e këtyre ndryshimeve.
“Në momentin e të paturit një dokument zyrtar Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të finalizojë raportin e vet dhe do të publikojë gjetjet e tij”,- tha ai.
Daniel Prroni nuk la pa përmendur se për ngritjen e KQZ-së po finalizohen gjetjet dhe tha për Euronews Albania se janë ngritur problematika në lidhje me transparencën e këtij procesi si dhe me depolitizimin e strukturave të KQZ-së.
Lexoni gjithashtu:
Fushata elektorale, Kodi Zgjedhor filtron materialet me kaseta
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta