Kompania ajrore izraelite pezullon fluturimet në Afrikën e Jugut

26 Janar 2024 | 12:03

Kompania ajrore izraelite El Al, ka thënë të premten se do t’i pezullojë fluturimet për në Johanesburg në fund të marsit, me arsyetimin se ka rënie të kërkesës, pasi Afrika e Jugut e ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo kompani ajrore ka realizuar dy fluturime në javë në Johanesburg.

“Izraelitët nuk dëshirojnë të udhëtojnë në Afrikën e Jugut”, ka thënë një zëdhënëse e kompanisë.

“Ata janë duke i anuluar fluturimet dhe aeroplanët janë pothuajse të thatë. Ne e kuptojmë këtë situatë, sepse në të kaluarën ka qenë ndryshe”.

“Fakti që izraelitët nuk dëshirojnë të shkojnë në Afrikën e Jugut, por dëshirojnë të shkojnë në vendet tjera, na ndihmon në vendimin për të pauzuar këtë rrugë”, ka thënë ajo.

Mes tjerash, kompania i ka përmendur shqetësimet për sigurinë.

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara do të vendosin të premten për kërkesën e Afrikës së Jugut për masa urgjente kundër Izraelit, përfshirë ndaljen e operacioneve ushtarake në Gazë.

Izraeli përballet edhe me akuza për kryerje të gjenocidit në Gazë.

Pas sulmeve të 7 tetorit të vitit të kaluar të Hamasit në tokën izraelite, duke lënë të vdekur rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë, Izraeli ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazën e udhëhequr prej Hamasit.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Prej nisjes së ofensivës izraelite, kanë vdekur më shumë se 25.000 njerëz në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli ka kërkuar në gjykatë që të kundërshtohet rasti ndaj tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026

Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026