“Kompanitë kishin 70% të tregut “, Biba flet për gjobitjen e 4 grosistëve
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba ka folur në lidhje me abuzimet që kanë kryer 4 kompanitë e miellit gjatë një periudhe të gjatë kohore.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se për herë të parë shkelja është identifikuar në vitin 2020, dhe këto kompani të cilat tashmë janë gjobitur vazhdonin të njëjtën sjellje me abuzimet që prej asokohe.
Më tej ai theksoi se këto kompani zënë 70% të tregut.
“Kjo vendimmarrje është e gjatë dhe ka pasur edhe jehonën e vet në media, dhe vitin e kaluar, kur kolegët e mi identifikuan shkeljen. Shkelja është identifikuar për herë të parë në 2020. Këto kompani vazhdonin të njëjtën sjellje. Kemi konstatuar një sjellje të bashkërenduar. Kompanitë kanë pasur disa qindra të përbashkëta. Ata kanë shitur vlera të konsiderueshme të miellit të bukës sepse ne aty u fokusuam. Autoriteti vlerësoi se do të hetonte vetëm ata që kishin mbi 4% të tregut. Të katërta këto kompanitë kanë rreth 70% të tregut”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Veriu i Kosovës në prag lufte? Ish-ambasadori: Momenti kur nisi tensioni me Serbinë
- Eksperti: Ervis Martinaj ka pasur shumë policë në rrjetin e tij
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë