Kompensimi financiar i ndërtuesve ‘përplas’ Ahmetajn dhe Dumën në Kuvend

30 Qershor 2022 | 14:15

Kuvendi po diskuton këtë të enjte aktin normativ për kompensimin financiar të ndërtuesve.

Ky akt synon të ndihmojë kompanitë që kanë marrë përsipër ndërtimin e veprave publike duke i kompensuar për rritjen e çmimeve të disa materialeve.  Vendimi është kundërshtuar nga opozita në komisionet parlamentare.

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha gjatë seancës se kriza e çmimeve është pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

“Debati është për një akt normativ që në titull ka kompensimin. Pyetja është fare e thjeshtë, çfarë është duke bërë qeveria me këtë akt dhe a ka logjikë vazhduese të filozofisë së një qeverie? E gjitha bota e ka prenuar se kriza e çmimeve është konsegencë e shumëfishtëe agresionit rus, që nga energjia e deri te ushqimet”, u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa, deputetët e opozitës thanë se kemi të bëjmë me një vendim klientelist të qeverisë.

“Ky parlament, potencialisht 140 deputetë janë mbledhur për aktin normativ nr.10 që ca kompani të mëdha, që e kanë të sigurtë tregun se kanë marrë tenderat publikë. Ju shqetësoheni se aksionerët e peshqeve të mëdhenj, marrin apo jo rimbursimin e kontratave të tenderave publikë”, theksoi Duma.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026

“BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji

Bashkimi Europian duhet të japë më shumë fonde për infrastrukturën energjetike në Shqipëri dhe në vendet e rajonit.Ministri i Energjisë Enea Karakaci gjatë fjalës së...
18:41 | 02/07/2026

Rama: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion

Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump. Për DW kryeministri...
18:21 | 02/07/2026