Komplot në Brazil, tentohet atentat me bombë për të ndaluar inagurimin e presidentit
Policia në Brazil ka arrestuar një person, i cili dyshohet se do të shpërthente një makinë bombë për të krijuar panik përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Luiz Inácio Lula da Silva.
Burri e kishte vendosur bombën në një kamion që transportonte karburant pranë aeroportit në Brasilia, por lënda plasëse nuk shpërtheu, njofton policia.
Sipas BBC, i dyshuari u tha oficerëve se e kishte hartuar planin në bashkëpunim me mbështetësit e tjerë të presidentit në largim Jair Bolsonaro.
Policia është duke vijuar hetimet për të zbuluar pjesëmarrësit e tjerë në këtë akt të rëndë.
I dyshuari 54-vjeçar u tha hetuesve se kishte ardhur në Brasilia më 12 nëntor për të marrë pjesë në protestat jashtë selisë së ushtrisë.
Kujtojmë se mbështetësit e presidentit Bolsonaro kanë demonstruar atje për javë të tëra, duke kërkuar që forcat e sigurisë të ndërhyjnë për të parandaluar që pasardhësi i tij i zgjedhur, Lula, të marrë detyrën.
LEXO GJITHASHTU:
- KFOR jep detaje për sulmin në Zubin Potok, thirrja për të dyja palët
- Shembet miniera e arit në Kinë, mbeten të bllokuar 18 minatorë
- “Detyrat janë të qarta”/ Vuçiç dërgon shefin e ushtrisë në kufirin me Kosovën
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë