Komunat veriore të Kosovës në karantinë, Lista Serbe dhe Rakic i binden urdhrave të Serbisë
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë vënë në karantinë, kështu ka njoftuar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakic.
Këtë vendim, zëvendëskryeministri nga Lista Serbe e ka arsyetuar me faktin se 53 nga 61 mostrat e testuara të martën në komunat veriore kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Ky shtrëngim masash vjen në kohën e njëjtë me kthimin e masave anti-koronavirus në Serbi nga presidenti Aleksandar Vucic dhe qeveria serbe.
Ndërsa lidhja mes vendimeve është konfirmuar nga vetë Lista Serbe, e cila përmes një komunikate ka njoftuar se në komunat e Kosovës, në të cilat qeverisë ajo, do të respektohen vendimet e qeverisë së Serbisë.
Ndërkohë, zëvendës-kryesuesi Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, i cili është një nga dy përfaqësuesit e vetëm shqiptarë në këtë institucion, ka thënë se vendimi për karantinë është marrë nga strukturat paralele serbe në veri, në koordinim me zëvendëskryeministrin Rakic.
Pesëdhjetetre rastet për të cilat ka folur Rakic, nuk janë të përfshira në rezultatet e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, për ditën e martë.
Prej muajit mars kur u pikas rasti i parë me COVID-19, autoritetet kosovare kanë kryer 26 mijë teste, prej të cilave janë konstatuar të infektuar 3,886 persona.
Nga këta, rreth 2 mijë janë shëruar, ndërsa 82 kanë vdekur.
Në Serbi bilanci është rënduar ditët e fundit, ku pas 455 mijë testesh, autoritetet kanë konstatuar me COVID-19 rreth 17 mijë të infektuar, prej të cilëve 330 kanë vdekur – 13 vetëm të martën.
Lexoni gjithashtu:
Serbia shënon numrin më të lartë të viktimave, Vuçiç merr në konsideratë rimbylljen
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania