“Komunitetet islamike dhe arabe zgjodhën Trump”, Al Suwaij zbulon arsyen
Zainab Al Suwaij, drejtore ekzekutive e AIC ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar zgjedhjet e mbajtura në SHBA dhe fitoren e Donald Trump përballë demokrates Kamala Harris.
Ajo tha se në këto zgjedhje Trump u ka kushtuar shumë më tepër rëndësi pakicave komunitare në SHBA dhe ka siguruar votat e tyre. Gjithashtu ajo shtoi se komuniteti arab dhe islamik kanë votuar Trump pasi shpresojnë në fundin e luftës në Lindjen e Mesme.
“Gjatë fushatës së presidentit Trump ai u sigurua të shkojë te shumica prej pakicave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më specifikisht në komunitetin arab dhe islamik në SHBA. Në Miçigan fushata e Trumpit zhvilloi më shumë se 100 takime. Kjo bëri që njerëzit të mësonin më shumë për fushatën e re të Trump. Nga ana tjetër Harris zhvilloi vetëm 30 takime. Këtu duket ndryshimi. Harris e mori për të mirëqenë se ata do votonin demokratët pasi gjithmonë demokratët kanë qenë më të lidhur me emigrantët me pakicat.
Ne mund të shikojmë edhe komunitetin latin. Sa e rëndësishme ka qenë për ta situata me emigrantët e paligjshëm, por ata votuan në shumicë për presidentin Trump, sepse ata menduan rëndësinë që ka në jetën e tyre sa i takon ekonomisë më të mirë, politikave të taksave dhe në të njëjtën kohë ata panë një çështje tjetër shumë të rëndësishme, si të ruajmë dhe sa të ruajmë këto çështje brenda komuniteteve dhe sa e rëndësishme është për familjet e tyre. E njëjta gjë ndodhi edhe me pakicën myslimane dhe atë arabe. Çështja tjetër e rëndësishme lidhet me dhënien e fundit të luftës në Lindjen e Mesme mes Izraelit, Palestinës dhe Libanit”,-tha Suwaij.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown