Komuniteti i ri Politik, Rama: Ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për njerëzit
Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe 17 liderët e vendeve jo anëtare të unionit janë takuar sot në kryeqytetin çek, Pragë. Ky takim në kalanë e Pragës vjen pas propozimit të presidentit francez Emanuel Macron për një komunitet të ri politik europian.
Në një prononcim për mediat para nisjes së samitit, kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se për vendet e Europës gjëja më e rëndësishme është që të jenë të bashkuara.
“Sigurisht që nuk është një ide e re, është një ide e shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit europianë”, tha Rama.
I pyetur se çfarë vlere ka për Shqipërinë komiteti politik Evropian, Rama u shpreh se Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit perëndimor, e rrethuar nga vendet e bashkimit Evropian si një e tërë.
“Dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi evropianë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun