Komuniteti i ri Evropian, Shqipëri-Holandë kanë gati qëndrimin për Samitin e Pragës
Të rinjtë dhe universiteti, do të jetë fokusi i Shqipërisë në qëndrimin që do të mbajë në Samitin e Pragës për komunitetin e ri politik europian.
Shqipëria dhe Holanda do të paraqesin në samitin e Pragës më 6 tetor, një qëndrim të përbashkët për idenë e presidentit francez Emmanuel Macron për një komunitet të ri politik europian.
Disa detaje nga ky qëndrim që do të publikohet të martën i bëri publik kryeministri Rama.
“Nga ana jonë si Shqipëri, ne kemi vënë theksin, ndër të tjera, tek të rinjtë dhe tek universiteti, bota universitare europiane, tek domosdoshmëria që të rinjtë tanë dhe që universitetet tona, që janë jashtë rrjetit të universiteteve europiane të Bashkimit Europian, të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë”, tha Rama.
Për Ramën kjo do ndihmonte në procesin e ndërkombëtarizimit të universiteteve në vend.
“Duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri që të mos kenë nevojë domosdoshmërish të largohen për të shkuar për të studiuar në një universitet prestigjioz në Spanjë apo në Holandë apo në Francë apo në Gjermani dhe kështu me radhë, por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë që duke hyrë në universitet apo fakultet vendas të kenë programin dhe pasta në fund diplomën e barasvlershme të një universiteti europian”, u shpreh kryeministri.
Kjo ide për kryeministrin duhet të shtyhet përpara dhe studentët shqiptar nuk kanë përse të presin anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian, por duhet t’i paraprijnë këtij anëtarësimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun