Koncensioni i portit të Durrësit, PD akuzon qeverinë se ka shpallur fitues një kompani offshore të akuzuar për pastrim parash

6 Janar 2021 | 13:11

Një ditë pas shpalljes së fituesit të tenderit 5-vjeçar për menaxhimin dhe operimin e Terminalit të Konteinerëve në portin e Durrësit, Partia Demokratike ka reaguar duke akuzuar kryeministrin Rama se po i jep me koncesion njërën nga kalatat e portit të Durrësit një kompanie ‘offshore’. 

Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se kompania fituese ‘Hili Company Limited’ njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimta nga skandali i “Panama Papers”.

Sipas saj, administratori i kësaj kompanie është hetuar në Maltë për pastrim parash.

E kontaktuar nga Euronews Albania, kompania mohoi akuzat e PD dhe tha se nuk është e përfshirë as ajo dhe as pronarët e saj në Panama Papers.  

“Edi Rama duhet të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë çfarë e detyroi të japë pasurinë e vendit, kalatën e Portit të  Durrësit, tek një kompani fantazmë”, akuzoi ish-deputetja demokrate Tabaku.

Sipas të dhënave të disponueshme në faqen online të Agjencisë së Prokurimit Publik, në garë kanë qenë dy kompani, Hili Company Limited dhe HHLA International Gmbh (e cila nuk ka paraqitur ofertë në fazën e dytë).

Autoriteti kontraktues e ka justifikuar shpalljen fituese të kompanisë Hili me arsyetimin e ofertës më të favorshme ekonomike. 

Euronews Albania kontaktoi për koment lidhur me akuzat e PD, Autoritetin Portual të Durrësit dhe Zyrën për Shtyp të kryeministrit Edi Rama. Ky artikull do të përditësohet në rast të kthimit të përgjigjes nga palët e akuzuara prej opozitës.

Tabaku paralajmëroi se PD do të hetojë dhe anulojë me prioritet koncesionin 30 milionë euro në Portin e Durrësit nëse del triumfuese nga zgjedhjet e 25 prillit.

 

Lexoni gjithashtu:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026