Koncert shqiptaro-amerikan në Tiranë, VanHorn: Miqësia SHBA-Shqipëri, e pandalshme

8 Maj 2026 | 11:38

Në kuadër të Javës së Kulturës Amerikane në Shqipëri, u zhvillua në Tiranë një koncert i përbashkët mes grupit muzikor “Flagship” të Forcave Detare Amerikane në Evropë e Afrikë si dhe Orkestrës së Forcave të Armatosura Shqiptare.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe amerikane, diplomatë, ushtarakë dhe qytetarë, në një mbrëmje të dedikuar muzikës, miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve.

 “Sonte, po ju sjellim diçka të veçantë, tingujt elektrizues të grupit muzikor “Flagship” të Forcave Detare të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën, së bashku me Orkestrën e jashtëzakonshme të Forcave të Armatosura Shqiptare. Dy orkestra ushtarake të klasit botëror. Një skenë. Përsosmëri e pastër muzikore”, u shpreh E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn.

Aktiviteti u organizua në kuadër të nismës globale “Freedom 250”, ne te cilin diplomatja amerikane theksoi se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA-së mbështetet mbi miqësi të qëndrueshme dhe bashkëpunim në shumë fusha.

“Kjo shfaqje është më shumë se një koncert. Është një festë e lidhjes së pathyeshme midis kombeve tona, si Aleatë, si miq të besuar dhe si partnerë në liri. Kjo është ajo që e bën miqësinë SHBA-Shqipëri të pandalshme,  partnerë të mrekullueshëm si të gjithë ju”, deklaroi VanHorn.

Koncerti u shoqërua me performanca të përbashkëta muzikore dhe pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë, duke sjellë një atmosferë festive dhe një dëshmi të bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026