Koncesion për Butrintin, Zhupa: T’ia japim privatit edhe Ministrinë e Kulturës

9 Qershor 2022 | 11:00

Ministria e Kulturës ka vendosur se një pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit do t’i kalojë në administrim një fondacioni privat.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa akuzoi ministrinë se do i heqë shtetit “800 hektarë tokë, për t’ia dhënë privatit” dhe se po heq dorë nga mbrojtja e vlerave historike dhe kulturore.

“Si ka mundësi që shteti të heqë dora nga mbrojtja e vlerave kulturore dhe historike e t’ia dorëzojë një privati. Shteti nuk e administron vetë, por ia jep privatit edhe me Konventën e Parisit”, u shpreh Zhupa.

Për këtë, Zhupa tha me ironi se institucioni i parë duhet të jepet me koncesion është Ministria e Kulturës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026