Konferenca e Kryetarëve shtyn ngritjen e 3 komisioneve hetimore të kërkuara nga PD

4 Tetor 2021 | 10:50

Konferenca e Kryetarëve vendosi sot që të shtyhet ngritja 3 e komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga PD.

Në mbledhjen e sotme, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se është me rëndësi gjetja e konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit dhe sipas tij më pas mund të arrihet një vendimmarrje.

Opozita kërkon ngritjen 3 komisioneve hetimore, të cilat janë: për procesin zgjedhor më 25 prill, për inceneratorët dhe për çështjen ‘Becchetti’.

Emrat e propozuar nga Partia Demokratike si anëtarë të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prilli janë: Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, Sorina Koti, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.

Ndërkohë, nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se me këtë komision hetimor do të tentohet zbardhja e të gjitha elementeve të asaj që ai e quajti “masakra zgjedhore” e 25 prillit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026