Konferenca “Teologjia” në Selanik, Kryepiskopi Joan takon Patriarkun Bartholomeu I

1 Tetor 2025 | 19:52

Këtë të mërkurë u mbajt dita e tretë e Konferencës së II Ndërkombëtare të revistës “Theologjia” me temë: “Teologjia Orthodhokse dhe Ontologjia e Teknologjisë: Pasojat Antropologjike, Politike, Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore”.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë konferencë, Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij, Bartholomeu I, zhvilloi në Selanik një takim vëllazëror dhe të përzemërt me Kryepiskopin e Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, z. Joan.

Kujtojmë që konferenca po zhvillohet në Kishën e Shën Dhimitrit në Selanik, ku më 29 shtator u hap edhe zyrtarisht aktiviteti, i cili u nderua me praninë e Presidentit të Republikës së Greqisë, z. Konstantinos Tassoulas.

Gjatë ditës së dytë të konferencës, Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë mbajti një kumtesë me temë “Alienimi digjital dhe terapeutika orthodhokse”, duke u bërë një ndër referuesit kryesorë të eventit.

Ky bashkim i lartë shpirtëror shndërroi Selanikun në një qendër të rëndësishme të dialogut ndërkombëtar mbi marrëdhënien ndërmjet besimit orthodhoks dhe teknologjisë, duke theksuar dimensionet antropologjike, politike dhe kulturore të këtij diskutimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit...
14:11 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
13:34 | 30/06/2026

BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina

Komisioni Evropian njoftoi të martën disbursimin prej 3.9 miliardë eurosh (4.4 miliardë dollarë) për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për prokurimin e dronëve në kuadër...
12:59 | 30/06/2026