Konferencë shkencore ndërkombëtare në Gjirokastër për menaxhimin e Vjosës
Falë vlerave natyrore dhe ekoturistike Parku Kombëtar I Vjosës vazhdon të tërheqë vëmendjen e studiuesve vendas dhe të huaj. Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër organizoi Konferencën Ndërkombëtare “Parku Kombëtar i Vjosës: Dialogu i shkencës, kulturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.
Studiuesit e pranishëm referuan për gjendjen aktuale, mirëmenaxhimin, resurset dhe perspektivën e zhvillimit të Parkut Kombëtar të Vjosës në shërbim të komunitetit lokal në jug të vendit.
“Universiteti nëpërmjet kumtuesve të ndryshëm do të sjellë shumë qasje të cilat do ti shërbejnë planit të menaxhimit të parkut të Vjosës, dhe kjo konferencë do të jetë një edicion i parë për t’u pasuar nga të tjerat por edhe nga gjini të tjera të kërkimit shkencor si artikujt, projektet dhe forma të tjera diskutimi shkencor dhe kemi synimin që universiteti i Gjirokastrës të shërbejë si një pol i rëndësishëm në këtë rajon jo vetëm për Parkun e Vjosës por për të gjitha studimet dhe lidhjen e universitetit me komunitetin”, tha Bektash Mema, rektor i universitetit.
“Vjosa është një lumë shumë i rëndësishëm i cili ndikon në klimën, mjedisin, florën, faunën, demografinë, ekonominë , zhvillimin e të gjithë njerëzve të kësaj zone, nëse Vjosa nuk trajtohet me kujdes ajo ta shpërblen me atë mënyrë trajtimi që i bën njeriu, kështu që organizimi i kësaj konference do të shërbejë që Vjosa të trajtohet me kujdes dhe dashuri”, u shpreh Ksenofon Krisafi, studiues.
I njohur si lumi i egër i fundit në Europë, Vjosa po tërheq një numër në rritje turistësh vendas dhe të huaj, duke u kthyer në një zonë të preferuar për zhvillimin e ekoturizmit në vendin tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë
- 09:45 Tri supersfida mbyllin sot fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës
- 09:45 Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
- 09:43 Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
- 09:37 Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara