“Vjosa” rrezikon 120 shtëpi/ Erozioni dhe dëmtimi i paneleve krijon probleme
Prurjet e mëdha të ujit gjatë dimrit dhe dëmtimi i paneleve mbrojtëse përgjatë shtrirjes së lumit Vjosë ka vënë në rrezik mbi 120 banesa në fshatin Kashisht të Fierit. Erozioni i tokës ka bërë që shumica e fshatarëve të humbasin edhe tokat, të cilat i kanë kaluar fshatarëve në anë tjetër të lumit.
Ata kërkojnë minimalisht ndërhyrjen dhe ndërtimin e paneleve të reja, pasi rrezikojnë tu shemben banesat.
“Lumi ka ardhur aty ku ka qenë para viteve 70’ këtë e pengojnë vetëm këto drutë se do kishte shkuar ku ka qenë dikur afër shtëpive në rrugë. Po të vazhdojë gërryerjen do shkojë sërish ku ka qenë, duhen panele të rinj. Po këta që janë bërë asokohe janë më të fortë se janë bërë me beton. Ai ka lëvizur 200 metër. Nga rruga tek ne mund të jetë rreth 5-6 km larg”- shprehen banorët.
Banorët e këtyre zonave tregojnë se lumi Vjosë tashmë është fare pranë banesave të tyre, ndërsa vite më parë, shtrati i lumit ka qenë mbi 100 metra larg.
‘Tani ça do themi se mund të ndërhyhet te Vjosa, është bërë një km shtrati i lumit. Çfarë nuk pritet nga natyra, përmbytje, gjëra kështu, ato do t’i vuajmë si të na zërë halli. Radha e parë dhe e dytë, jo radha e tretë dhe e katërt përmbytjen se janë nën nivel. Panele nuk kam më besim se sollëm disa makina me gurë dhe ngelen aty, duhen si të vjetrat me beton”- shprehen ato.
Kryetari i njësisë administrative Frakull tregon se pas viteve 90’, dëmtimi nga erozioni ka qenë më i madh, e po ashtu, investimet kanë munguar.
“Për shkak të daljeve nga shtrati, lumi Vjosë ka bërë dëme të shumta në zonën e Kashishtit, ku ka gërryer sipërfaqe të mëdha toke për shkak se para viteve ka pasur sipërfaqe pyjore mbrojtëse, ndërsa pas viteve ’90 ato janë dëm tuar dhe ky ka qenë një nga faktorët kryesor që ka shërbyer për gërryerjen e tokave”- tha Dashnor Troka, kryetari i njësisë administrativ Frakull.
Ndërtimi i paneleve mbrojtës në shtratin e lumit Vjosë, do të parandalojë gërryerjen e tokave bujqësore dhe përmbytjet e vazhdueshme në fshatrat që shtrihen përgjatë shtratit të tij. Më të dëmtuar nga lumi kanë qenë banorët e fshatrave Kashisht, Sheqmusalalar dhe Cerven në njësinë administrative Frakull.
LEXONI GJITHASHTU:
BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 13:18 Presidenti bjellorus fal 32 të dënuar, 28 prej të cilëve u burgosën për ekstremizëm
- 13:17 BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
- 13:10 Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin
- 13:03 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 12:59 Festimet e Kupës së Botës në Meksikë përfundojnë në tragjedi, humbasin jetën 3 persona nga asfiksia në turmë
- 12:58 Vala rekord e të nxehtit në Spanjë, shkaku i mbi 1,000 vdekjeve të lidhura me nxehtësinë