Të apasionuarit e sporteve të ujit nga Shqipëria dhe bota rafting në lumin Vjosa

5 Qershor 2024 | 16:37

Rafting dhe lundrimi me kajak përgjatë lumit Vjosa po tërheq gjithmonë e më shumë në zonën e Përmetit të apasionuarit e sporteve të ujit.

Pjesë e intinerareve në Parkun Kombëtar të Vjosës janë turistë nga vende të ndryshme të botës që vlerësojnë natyrën dhe bukurinë e lumit të fundit të egër në Europë.

“Lundroj për herë të parë në lumin Vjosë, kam ardhur disa herë në Shqipëri dhe më pëlqen, lumi ishte i veçantë, adhuroj malet përreth, çdo gjë e shkëlqyer”, thotë një turist i huaj.

“Pas këtyre 30 minutave lundrim mendoj se gjithçka ishte e shkëlqyer, pavarësisht rrymave të forta të ujit në disa zona të lumit, ka plot vende të bukura këtu me pemë dhe male, kam mendim pozitiv për Shqipërinë”, shprehet një tjetër.

Guidat turistike vendase dhe të huaja gjithmonë e më shumë e përfshijnë rafting në Vjosë, në turet e udhëtimeve duke i bërë më tërheqëse për turistët

“Interesi sa vjen dhe shtohet për pjesën e turistëve, sepse tani Vjosa është bërë dhe Park Kombëtar dhe është e njohur nga të gjithë. Përveç kësaj, si Park Kombëtar përfshihet edhe pamja, peizazhi dhe shumë gjëra të tjera si ujërat termalë që ndodhen afër luginës së Vjosës”, thotë Jorgo Nano, guidë turistike.

Tashmë zona e Përmetit, falë bukurive natyrore, vlerave historike dhe traditës po kthehet në një destinacion të preferuar për turistët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur...
11:39 | 01/07/2026

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e...
11:28 | 01/07/2026

GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Ajo akuzohej nga SPAK...
10:54 | 01/07/2026