Vjosa, aktivitete për mbrojtjen e vlerave të lumit të fundit të egër në Evropë

Lumi Vjosë
18 Tetor 2023 | 17:43

Përgjatë javës së 3-të të tetorit në Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa janë duke u zhvilluar një sërë organizimesh, të cilat synojnë mbrojtjen dhe promovimin e vlerave ekoturistike të lumit të fundit të egër të Europës. Me logon “Unë jam Vjosa” aktivitetet përfshijnë ture rafting, pastrim i mjedisit, mbjellje pemësh si dhe shenjimi i shtigjeve turistike.

Të rinj nga shtete të ndryshme të botës dhe vendi ynë janë bërë pjesë e këtyre aktiviteteve duke apeluar për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe turistike të Vjosës.  

 “Jemi në Javën e Vullnetarizmit për Vjosën, janë një sërë aktivitetesh që po zhvillohen duke filluar nga Përmeti  e duke vazhduar me tej me zonën e Tepelenës, pastrimi është bërë gjithashtu, aktivitete rafting, do të bëhet edhe mbjellje pemësh dhe markim ose shënjim shtigjesh  për të dhënë një kontribut simbolik  në funksionimin e parkut në zgjidhjen e disa problematikave  të vogla,” – u shpreh koordinatorja Besiana Guri.

 “Në jemi këtu sepse me të vërtetë besojmë se Vjosa është një shpresë për këtë pjesë të Europës dhe në përgjithësi për botën përsa i përket konservimit, ne besojmë se ky është një shembull që të gjitha vendet duhet ta ndjekin dhe të gjithë duhet dhe t’i gëzohemi statusit të Vjosës si Park Kombëtar sepse është një sukses,” – u shpreh një ambientaliste e huaj.

 “Vij nga Përmeti me shumë kënaqësi i jam bashkangjitur javës së Vjosës  për aktivitete të ndryshme siç është mbjellja e pemëve apo në këtë moment aktiviteti i pastrimit sepse është sigurisht që edhe Përmeti është përgjatë Vjosës por edhe nëse jo ne të gjithë do të duhet  e gjithë Shqipëria të kontribuojë  qoftë përgjatë Vjosës por përveç asaj edhe  në vende të tjera ku është e nevojshëm për tu pastruar,” – tha një ambientaliste shqiptare.

Lumi Vjosa ka një gjatësi prej 270 km ndërsa degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës dhe Vlorës. Tashmë jo vetëm vlerat natyrore por edhe ata historike dhe të trashëgimisë kulturore që ndodhen në zonat përgjatë lumit e bëjnë Parkun Kombëtar të Vjosës një atraksion të veçantë turistik dhe resurs të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lushnjë–Berat, në afërsi të Fiersheganit, ku një automjet tip “Golf” është përmbysur pasi është përfshirë...
13:30 | 01/07/2026

Dhunoi gazetarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori

Një gazetar është dhunuar mesditën e së mërkurës në rrugën “Çamëria”, ku dyshohet se është goditur me grusht për motive të dobëta. Shtetasi me iniciale...
13:29 | 01/07/2026

Gogu prezanton drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave: Rrisim transparencën për qytetarët

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri, gjatë një takimi me stafin, ku përcaktoi edhe...
12:34 | 01/07/2026