Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)

1 Korrik 2026 | 13:30

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lushnjë–Berat, në afërsi të Fiersheganit, ku një automjet tip “Golf” është përmbysur pasi është përfshirë në një përplasje me një mjet tjetër.

Sipas drejtuesit të mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit, një automjet që lëvizte në kahun e kundërt i ka bllokuar korsinë. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, ai ka devijuar djathtas, duke u përplasur fillimisht me një automjet të parkuar dhe më pas duke u përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar të gjashtë personat që ndodheshin në automjet, mes tyre tre fëmijë. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026