Konfirmohet gjysmëfinalja e dytë, Maroku përballet me Francën

11 Dhjetor 2022 | 15:45

Maroku dhe Franca do të përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinalen e dytë të botërorit të Katarit. Marokenët eliminuan në çerekfinale Portugalinë me rezultatin 1-0, ndërsa Franca triumfoi në klasiken e Europës ndaj Anglisë 2-1.

Përballja mes Marokut dhe Portugalisë nuk pati shumë histori, me luzitanët të cilët qarkullonin topin, por pa mundur të shfaqeshin rrezikshëm tek porta kundërshtare. Maroku arriti të gjente golin që në pjesën e parë me El Nesirin, pas një dalje të gabuar të portierit kundërshtar, ky i fundit përfitoi duke gjuajtur saktë me kokë.

Në vijim afrikanët iu afruan sërish golit me Zakaria Abubkal, me këtë të fundit që u ndal nga Kosta. Kjo është hera e parë që Maroku mbërrin në gjysmëfinalen e një kupe bote.

Në anën tjetër Franca zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Anglisë, ku mundi të fitojë 2-1. Heroi i trikolorëve mbetet Olivie Zhiru, i cili solli dhe golin e fitores.

Çuameni me një predhë nga distanca gjen të papërgatitur Pikfordin dhe zhbllokon rezultatin. Me nisjen e pjesës së dytë kundërpërgjigjen anglezët me Herri Kein i cili ekzekuton saktë një 11metërsh. Kur Ndeshja u duk se po shkonte drejt barazimit, Zhiru merr një top të bukur nga e majta dhe gjuan saktë me kokë, duke e ndalur në rrjetë.

Kein kishte sërish mundësinë e artë në minutën e 84’, ku 3 luanët fituan një tjetër penallti, që u shpërdorua nga kapiteni. Gjuajtja e tij shkoi mbi katërkëndëshin e Lori, duke shuar përfundimisht shpresat për kualifikim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026