Konfiskimet favorizuan ndërtuesit: I blenë katet pa leje me 200 euro/m2

11 Janar 2024 | 15:34

Vendimi për  konfiskimin e objekteve pa leje nuk i ka ndëshkuar ndërtuesit, por i ka favorizuar ata. Të dhënat tregojnë se këta të fundit kanë paguar për to 220 euro/m2, ndërsa me çmimet e tregut në Tiranë duhet të paguanin deri në 10 herë më shtrenjtë.

Ministria e Financave i shiti pallatet e konfiskuara për shkelje të lejeve të ndërtimit në kryeqytet 10 herë më lirë se çmimi i tregut.

Një investigim i rrjetit BIRN, zbulon se raportet e vlerësimit në 9 godinat ku ndërtuesit kanë abuzuar me lejet, flasin për shitje të tyre me çmim disa herë më të ulët se çmimi që ofron zona, si dhe procedura që nuk përkojnë me vendimin që miratoi qeveria vitin e kaluar

Nga këto ndërtime, 6 kanë shkelur lejen e ndërtimit me mbi 10% të sipërfaqes dhe janë konfiskuar plotësisht, ndërsa një kompani e ka shkelur lejen e ndërtimit me 6% dhe është konfiskuar vetëm shtesa. 

Bazuar në këto raporte vlerësimi, çmimi mesatar që detyrohen të paguajnë kompanitë e kapura në shkelje të lejes së ndërtimit në Tiranë është 223 euro për m2.

Çmimi më i lartë prej 305,3 euro metri katror i përket godinës së ndërtuar në rrugën Kont Urani, rreth 500 metra nga sheshi Skënderbej, ndërsa vlera më e ulët, 170 euro metri katror, është për godinën e ndërtuar pranë Kopshtit Zoologjik.  Në total kompanitë duhet të paguajnë rreth 15 milionë euro për 71 mijë m2 pa leje.

I vetmi raport vlerësim që i referohet një metode të ndryshme nga ajo e kostos për një objekt në Qerret të Kavajës, e nxori vlerën e objektit me 464 euro metri katror, disa herë më të lartë se objektet e vlerësuara në kryeqytet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026