Serbia: SHBA pranoi kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave kundërtanke
Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke, Javelin, i tha ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit të tyre në Beograd më 11 janar.
Departamenti amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan, me çka fillon procedura zyrtare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca serbe, shkruan REL.
Vuçiç tha se ky lajm është një zhgënjim i madh, por që Serbia, së bashku me SHBA-në do të punojnë në ruajtjen e raporteve serbo-amerikane.
“Për ne, është shumë e rëndësishme që paqja në rajon të mos prishet dhe që Serbia të vazhdojë të veprojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të kontribuojë në stabilitetin në Ballkan”, tha presidenti serb.
Ai theksoi se është e nevojshme që Serbia të vazhdojë të forcojë jo vetëm infrastrukturën rrugore, por po ashtu energjinë, dhe njoftoi për se kontrata të rëndësishme mes Serbisë dhe SHBA-së për zhvillimin infrastrukturor priten të nënshkruhen së shpejti.
Përmes një postimi në profilin e Vuçiçit në Instagram, u tha se në takim me Hillin u diskutua për situatën në Kosovë, për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë.
“Bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill lidhur me zhvillimin e mëtejmë të raporteve politike dhe ekonomike mes Serbisë dhe SHBA-së”, u tha në njoftim.
Ky ishte takimi i parë mes Hillit dhe Vuçiçit pasi Serbia mbajti zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor, pas së cilave ambasadori amerikan, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, kërkoi që të hetohen parregullsitë e evidentuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë gjatë procesit zgjedhor.
Në këto zgjedhje, Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiçit fitoi shumicën për formimin e Qeverisë së re.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë