Presidenti mbledh ambasadorët, Begaj: Kosova realitet i pakthyeshëm
Presidenti Bajram Begaj ka pritur në një ceremoni në Pallatin e Brigadave Trupën Diplomatike me ambasadorët e akredituar në Tiranë.
Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e mbështetjes së Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Evropian përmes krijimit të mekanizmave që mundësojnë jo vetëm linjëzim politik, por edhe përparim ekonomik dhe lehtësira për jetën e përditshme të qytetarëve.
“Për shqiptarët në rajon, anëtarësimi në BE është çështje e interesit kombëtar” deklaroi Presidenti Begaj duke shtuar se faktori shqiptar ka kontribuar dhe do të vijojë të kontribuojë në paqen dhe sigurinë e rajonit.
Për Kosovën, Presidenti Begaj, bëri thirrje për njohjen ndërkombëtare nga ato shtete që nuk e kanë ndërmarrë këtë akt dhe dhënien fund të status-quo-së në mënyrë që të shmangen situata si sulmi i shtatorit 2023 në Banjskë që mund të sjellin pasoja të rënda për rajonin dhe Evropën . Ai përshëndeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe përsëriti qëndrimin për integrimin e saj euro-atlantik.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë