Konfiskimi i 4646 m në mes të Tiranës, Rama: IMT bëri kallëzim që në korrik
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave rreth vendimit për konfiskimin e kateve pa leje në një ndërtesë në qendër të Tiranë.
Ai ka publikuar në Facebook dokumentin ku tregohet se IKMT ka bërë kallëzim që në korrik për shtesën pa leje në këtë objekt.
“Le ta lexojnë vetë se si kohë më parë, i është çuar prokurorisë së Tiranës, rasti i atyre 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës, të cilat dje i mori shteti për interes publik. Dhe ky nuk është i vetmi rast, po rasti që derdhi kupën e durimit me drejtësinë, në raport me parellinjtë e llojllojshëm, kapur me presh në duar tërë këto vite nga Policia e Shtetit, Tatimet e Doganat apo Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, por kthyer në burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi disa ditë më parë se 4 646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kanë kaluar shtetit me kontratë noteriale.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi denoncoi sot një tjetër pallat në Tiranë, ku janë ndërtuar 4 kate pa leje.
Bëhet fjalë për një ndërtim në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, me një sipërfaqe prej 2700 m2.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun