Konfiskohen 12 pasuri të Lefter Kokës e ish-zyrtarëve të përfshirë me inceneratorët

20 Dhjetor 2024 | 14:05

Policia e Shtetit ka zbatuar këtë të premte vendimin e Gjykatës së Posaçme për konfiskimin e pasurive të 5 ish-zyrtarëve të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas njoftimit, 12 pasuritë e konfiskuara janë në pronësi të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, si dhe zyrtarëve Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani. Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, dhe në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe 5 shoqërive tregtare. Pasuritë e konfiskuara janë në pronësi të shtetasve L. K., M. Xh., A. S., A. D. dhe M. R., dhe përfshijnë:

  • 88.19% të aksioneve të shtetasit L. K. në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë 244,442,972 lekë;
  • Njësi me sipërfaqe 206 m² në një subjekt tregtar, me vlerë 20,857,500 lekë;
  • Njësi me sipërfaqe 22.8 m² në një subjekt tregtar, me vlerë 2,308,500 lekë;
  • Njësi me sipërfaqe 68 m² në një subjekt tregtar, me vlerë 6,885,000 lekë;
  • Apartament me sipërfaqe 82 m², me vlerë 5,535,000 lekë;
  • Apartament me sipërfaqe 110 m², me vlerë 7,425,000 lekë;
  • Apartament me sipërfaqe 87 m², me vlerë 5,872,500 lekë;
  • Apartament me sipërfaqe 84 m², me vlerë 5,670,000 lekë;
  • Apartament me sipërfaqe 81 m², me vlerë 5,467,500 lekë;
  • Apartament me sipërfaqe 116 m², me vlerë 7,830,000 lekë;
  • Apartament me sipërfaqe 94 m², me vlerë 6,345,000 lekë;
  • Apartament me sipërfaqe 135 m², me vlerë 9,112,500 lekë;
  • Pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m², me vlerë 12,757,500 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.

Kreu i Policisë së Shtetit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi Enea Mekolli,...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026