Konflikt me armë në Mat, 52-vjeçari qëllon në ajër për të kanosur fqinjin

18 Shtator 2025 | 09:54

Një konflikt për motive të dobëta mes dy banorëve të fshatit Drita, në Mat, ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Policia bëri me dije sot se shtetasi F. H., 52 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë gjahu për të kanosur shtetasin M. K., 63 vjeç, pas një debati verbal mes tyre.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Sipas Policisë, konflikti ka nisur për arsye të dobëta dhe përshkallëzoi deri në përdorimin e armës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026