Konflikti në fshatin Gjashtë, burg për 2 efektivët e policisë, lirohen 6 të tjerët
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy efektivë policie Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë dhe Ilkid Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë.
Të dy efektivët u përfshinë në një konflikt të dhunshëm me armë zjarri, të ndodhur më 2 janar në fshatin Gjashtë. Vendimi u mor pas seancës së zhvilluar sot, ku u shqyrtuan provat dhe dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor.
Ndërkohë, për 6 personat e tjerë të përfshirë, mes të cilëve një efektiv policie dhe një student i Akademisë së Policisë, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Akuzat ndaj tyre, secili sipas përgjegjësisë personale, ishin “plagosje e lehtë me dashje”, “kanosje”, “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “shkatërrim i pronës” e “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Për veprën e fundit akuzohet vetëm efektivi i policisë, Alvaro Sulejmani 36 vjeç.
Alvaro Sulejmani është shprehur se ka pasur njohje të mëparshme me viktimat dhe se kërkon ndjesë për çfarë ka ndodhur.
Konflikti i dhunshëm dyshohet se ka nisur për një mosmarrëveshje mbi një makinë me qira. Gjatë hetimeve, në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja armësh zjarri, duke konfirmuar përdorimin e armëve në përplasjen mes palëve. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë u përdorën si prova kyçe për vendimin e gjykatës.
Në kërkim për ngjarjen vazhdojnë të jenë dy persona të tjerë, mes të cilëve një ish-efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit