Konsultimet për formimin e qeverisë së re, Shaip Kamberi i përgjigjet Vuçiç

31 Mars 2025 | 21:47

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka shkruar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes kësaj letre ai iu ka përgjigjur Vuçiçit se nuk do të merr pjesë në konsulatën për themelimin e qeverisë së re, shkruan KosovaPress.

”Njoftova Presidentin se nuk shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e një procesi të rrejshëm të demokracisë, sa për të përmbushur formën, ndërkohë që bashkëkombasit e mi mbeten pakica skajshmërisht e diskriminuar në sistemin shtetëror në 13 vitet e fundit” ka shkruar Shaip Kamberi duke publikuar edhe letrën e plotë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bëri me dije se konsultimet për formimin e qeverisë së re fillojnë këtë të hënë. Megjithatë, edhe pse janë dërguar ftesa për partitë parlamentare, anëtarët e opozitës parlamentare thonë se opsioni i vetëm që ata do të pranojnë është një qeveri kalimtare e besimit të popullit. Ata e shohin thirrjen për konsultime si një tallje të procedurave demokratike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026