Konsumon sasi të konsiderueshme ilaçesh, ndërron jetë gruaja në spitalin Nënë Tereza

19 Qershor 2024 | 09:53

Një 43-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh.

Pas konsumimit të ilaçeve, gruaja u transportua me urgjencë nga banesa e saj në Klos, për trajtim më të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Fatkeqësisht 43-vjeçarja ndërroi jetë pavarësisht ndihmës së mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesë, shtetasja V.Z., 43 vjeçe,  dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv.

43-vjeçarja,  u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,  në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026