Kontrabandë ilaçesh me autobus, arrestohet 36-vjeçari që vinte nga Greqia

26 Gusht 2024 | 13:17

Një 36-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës pasi tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë.

Medikamentet u gjetën në pjesën frigoriferike të një autobusi që vinte nga Greqia  të pashoqëruara me faturë blerjeje.

Policia arrestohi 36-vjeçarin me inicialet E. S., pasagjer në autobus, i cili dyshohet se është poseduesi i medikamenteve.

50 pakot medikamente u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

“Në vijim të punës së intesifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kapështicë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, një autobus. Gjatë kontrollit në pjesën frigoriferike të autobusit u gjetën 5 paketime me medikamente (në total 50 pako), të pashoqëruara me faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në këtë autobus, i cili dyshohet se posedonte sasinë e medikamenteve për të cilat kërkohet licencë nga organet kompetente”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026